E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Në prag të premierës së “Game of Thrones 7”

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e sezonit të 7 të “Game of Thrones”. Yjet e serialit më të parë në botë kanë ecur në tapetin e kuq dhe dukeshin mjaft të emocionuar për sezonin e ri.

 

 

Sophie Turner ishte veshur thjesht me një fustan me xixa dhe taka. Flokët e saj ngjyrë karrote binin në sy si gjithmonë. Në premierë ajo u shfaq pa të dashurin muzikant Joe Jonas. 21 vjeçarja britanike dukej mjaft e këndshme dhe elegante. Ajo ka qenë vetëm 15 vjeç kur nisëm filmimet për Game of Thrones.

Reklamë

 

 

Ndërkohë motra e saj në ekran dhe shoqja e ngushtë në jetën reale, Maisie Williams dukej vërtet magjepsëse e veshur me një fustan të gjelbër. Ajo e kishte kombinuar fustanin me një çantë të vogël, taka të zeza e disa akesorë minimalist.

 

 

E i preferuari i shumë fansave, Kit Harington kishte ardhur i shoqëruar nga e dashura e tij, Rose Leslie që u vra disa sezone më parë në “Game of Thrones”, por kjo nuk e pengoi të rrëmbente zemrën e Kit. Çifti dukej bukur teksa buzëqeshnin për fotografët, krah më krah me njëri-tjetrin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë