Starton java e Uefa Champions League, ndërsa stadiumi mikpritës i “San Siros” ka filluar përgatitjet per finalen e 28 majit. Milano kryeqyteti i Champions League per kete sezon ka qene i dekoruar me murale dhe afreske nga artiste nga e gjitha bota. Skuadrat kane bere përgatitjet e fundit përpara se te nisen drejt Milanos per te zhvilluar derbin e turneut me prestigjioz te botes. Konfirmohen edhe mungesat e para, ku emri qe djeg me shume është ai i Realit te Madridit, francezit Varan, ndërsa do te ndiqen deri ne fund Hames Rodrigues dhe Arbeloa. Per klubin Merengez kjo është finalja e 14 ne historinë e tyre, ndërsa kane arritur te triumfojnë ne 10 raste. Nga ana e tyre El Colchoneros janë ne finalen e trete te Champions, ndërsa ne vitin 2014 e humbin trofeun pikërisht ne Lisbone ndaj Realit. A do te jete kjo ndeshje nje hakmarrje nga ana e skuadrës se Diego Simeones? Absolutisht jo jane te mendimit lojtaret,  thjesht është nje mundësi e arte per te shkruajtur historinë. Tekniku Zidan nga ana e tij kërkon te mbaje lojtaret e tij me këmbe ne toke, duke deklaruar se finalja e Milanos eshte nje ndeshje ku te dy skuadrat kane shanse te barabarta 50- me 50 % . Takimi do te zhvillohet te shtunën e 28 majit dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekslzuvisht ne Vizion Plus dhe platformën Tring

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *