Subscribe

Java e 4 e superliges rezervon derbin e kryeqytetit Partizani – Tirana qe është edhe vitrina e futbollit shqiptar. Ne letër, te kuqte e teknikut Sormani kane nje avantazh te lehte pasi ne dy vitet e fundit nuk jane mposhtur asnjëherë nga bardheblute, duke arritur 4 fitore dhe po kaq barazime. Te kuqte vine pas nje fitore ne Durrës me rezultatin 2-0 ndaj Teutës dhe per momentin mbajnë vendin e dyte ne renditje me 7 pike, dy pike larg kreut te renditjes. Tekniku Sormani ka dy kthime te rëndësishme ne prapavije ne prag te këtij derbi me Krasniqin dhe Ibrahimin qe janë te gatshëm. Ndërkohe, bardheblute e Tiranës arritën barazimin e trete radhazi dhe akoma nuk kane shijuar fitoren duke u pozicionuar ne vendin e 6 me vetëm tre pike. Gjithsesi skuadra duket me e plotësuar nga ndeshja e mëparshme me rikthimin e Gilman Likes dhe Muzakes, qe jane nje garanci per skuadrën. Per here te pare ne histori, derbi do te zhvillohet jashte kryeqytetit, ditën e diele ne orën 19:00 ne “Elbasan Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *