E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Ne nuk jemi kavie”/ Afrikanët protestojnë kundër vaksinës së Oxford

Testimi i vaksinës së koronavirusit në Afrikën e Jugut nuk është pritur mirë nga banorët e vendit.  Ata u mblodhën para Universitetit të Witwatersrand në Johannesburg për të protestuar.

Rreth 2 mijë vullnetarë po testohen për vaksinën që u gjet ne Britaninë e Madhe. Për të demonstruar efektivitetin e produktit të tij, Oxford duhej të fillonte eksperimente të reja në Brazil dhe në Afrikën e Jugut.

Reklamë

Por në Afrikë plagët e SIDA-s kanë lënë gjurmë të thella. Atje janë kryer shumë prova për vaksina kundër SIDA-s tek kategoritë më të varfra dhe më të ekspozuara.

“Pse vini vetëm tek njerëzit e varfër dhe jo tek fëmijët e parlamentarëve? Ne nuk jemi kavie. Ata kanë zgjedhur vetëm vullnetarë të varfër, të cilët nuk mund të kuptojnë dhe manipulohen”, tha njëri prej protestuesve.

Ndërsa drejtori i një aleance jofitimprurëse, Seth Berkley pohoi se besimi i afrikanëve tek vaksina është në nivele shumë të ulëta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë