Subscribe

Ditën e djeshme, SPAK iu drejtua me një këkresë Kuvendit dhe i kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 18 dhjetor për të shqyrtuar shkresën.

Lexo edhe :

Related Posts

I ftuar në studion e “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ishte kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i cili komentoi edhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet opozita që vijon të jetë e përçarë prej më shumë se dy vitesh. Ndoka mendon se Rama ka ndikuar në përçarjen e demokratëve dhe ka goditur partinë më të madhe opozitare në vend.

Ndoka: Te busulla e opozitës i ka futur duart Rama. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të goditet opozita në këto forma. Së pari kemi Bashën që është peng nga Rama dhe pushteti me dosjen e financimit rus. Pastaj ishte sponsorizimi për shpalljen “non grata” për zotin Berisha. Përballë drejtësisë janë të gjithë të barabartë,duhet të kemi një standard për të gjithë, nuk është se po kërkojmë mburrojë për Berishën. Kush ka futur duart në të ardhurat e shqiptarëve duhet të hetohet. Nëse ne shohim prova reale, unë nëse do shikoja prova për Berishën kur u shpall “non grata” do isha distancuar politikisht prej tij. Por nuk i kam parë këto prova.

A i frikësohet Berisha drejtësisë?

Ndoka: Berisha ka bërë rezistencë për mbrojtjen e Kushtetutës. Veprimi që bëri SPAK, kur ke një person nën hetim dhe nuk ke asnjë provë… Berishës i ka rritur popullaritetin ky sulm. Është tjetër kur ti del me prova bindëse, distancohet kushdo, edhe kolegët e PD-së se nuk hanë bar ata. E bëjnë dallimin mes Ramës, Bashës, edhe eksponentëve të tjerë. Për këtë meriton zoti Berisha një konsideratë të lartë.

Pse i nevojitet Berisha opozitës dhe politikës?

Ndoka: Është e vetmja mundësi për fat të keq. Ai ka mbështetjen popullore, aksionet politike, autoritetin e padiskutueshëm edhe brenda kësaj opozitë. Nuk është e ardhmja e Shqipërisë Berisha, por është e tashmja. Ai palosi Bashën për dy javë. “Non grata” e Berishës është investim i Edi Ramës. Pa u bërë publik vendimi, e ka thënë Edi Rama në Parlament. Unë e shoh Berishën si një promotor të bashkimit të opozitës.

Po Gaz Bardhi? Është parë i distancuar kohët e fundit por edhe i afruar njëkohësisht me Berishën…

Ndoka: Sot qëndrimi i Gaz Bardhit është jashtë mase institucional. Kjo fillon i zhbën edhe fabulën Ramës. Ka një peshë Bardhi në këtë proces, ai po lëviz me shumë kujdes.

Nuk është pro Berishës, por është në një tryezë…

Ndoka: Kjo e bën edhe më të besueshëm. Ai do opozitën, vendin. Nuk ka ndonjë dashuri për Bashën dhe Berishën, por po tregon integritet politik. Ai po rritet si personazh. Nuk ka shkuar drejt karrierës, sespe e kishte më të sigurt me Lulzim Bashën si peng sot. Ky ka zgjedhur rrugën tjetër, rrugën e përballjes, është një politikan që nuk tërhiqet.

Për sa i përket refuzimit të mazhorancës për të ngritur Komisionet Hetimore të kërkuara nga opozita, Ndoka thotë se Rama nuk e përballon dot të jetë përballë Grupit Parlamentar të PD-së.

Ndoka: Rama nuk mund ta përballojë të jetë përballë grupit parlamentar. Ai nuk do të ketë përballje dhe e shmang. Kjo është detyra e opozitës, të mbrojë interesin publik, keqpërdorimin e fondeve publike, jo vetëm t’i denoncojë. Edhe në këtë drejtim opozita e ka bërë shumë mirë rolin e vet. Kryeministrin e thërrasin në Interpelancë nuk shkon, dërgon Spiropalin. Ai e shmang ballafaqimin. Opozita kërkon ngritjen e komisionit hetimor nuk e lejon. Berisha është lideri i opozitës do apo nuk do Edi Rama. Ti do respektosh vullnetin e mijëra qytetarëve, këto janë rregullat e lojës. Për sa kohë ai është në Parlament do ta respektosh pozicionin./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *