Subscribe

Në prag të dy vjetorit të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, qeveria ka gati mbi 1000 apartamente dhe njësi banimi për të shpërndarë për banorët e prekur. Numri 2 I qeverisë Arben Ahmetaj njoftoi se shpërndaja e banesave do të behët pas datës 20 nëntor.

 

Në parashikojmë që nga data 20 deri në 26 nëntor të shpërndajmë 1050 apartamente apo njësi banimi. Ndërkohë që dua tju informojë që deri më tani nga fondi shqiptarë I zhvillimit janë ndarë 1100 banesa.-tha Arben Ahmetaj

 

Por si do të ndahen këto shtëpi? Dy janë rrugët që do të ndiqen që banorët të marrin shtëpitë e premtuara.

 

Të parët janë një kategoria e miratuar me vendim qeverie që konsiderohen si më në nevojë, ata që kanë humbur familjarët, kryefamiljare që kanë mbetur të ve, ata që janë me ndihmë ekonomike apo dhe kritere të tjera. Ndërsa rruga e dytë është ajo me short. Pra njësitë vendore do të hedhin me short publik dhe transparte se kush do të përfitojë.

 

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministrja e energjisë njoftoi edhe miratimin e garancisë prej 10 miliard lekë për ti dhënë mundësi OSHEE të sigurojë furnizimin e popullatës.

 

Sic e kemi thënë ne do mbrojmë qytetarët nga rritja e çmimeve, ndaj sot miratojmë garancinë sovrane prej 10 miliard lekësh për OSHEE. Sigurimi I energjisë po bëhet gjithnjë me I vështirë, ndërsa ne do të kemi mundësi të lidhim me kompanitë edhe kontrata afatgjate me cmime edhe më të favorshme se ato që tregtohen ne bursë.-tha Balluku

 

Njëherazi në mbledhjen e qeverisë, është vendosur që dalja në tregjet ndërkombëtare për të emetuar Eurobondin të bëhet në javën e parë të nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *