Subscribe

Ne ditën e shenjtërimit te Nene Terezës, Bashkia e Tiranës shtron dreke per njerëzit ne nevoje. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se 5 shtatori duhet te jete dite reflektimi per te gjithë.

 

“Duke e quajtur qendrën tonë sociale në Njësinë 4 ‘Gonxhe Bojaxhi’, i kujtojmë vetes dhe kujtdo kalimtari, kujtdo që është në këtë lagje, se çfarë potenciali kemi ne shqiptarët, kur vendosim të bëjmë mirë. Por, e kemi kuptuar se kemi potencial edhe kur bëjmë keq. Kur ne shqiptarët ndajmë mendjen që do bllokojmë, që do vëmë stërkëmbësha, që do flasim keq, që do intrigojmë, që do pengojmë njëri-tjetrin, edhe aty jemi të paparë. Por, sikur gjithë këtë energji ta kthenim për mirë, në punë konkrete, sikur t’i shërbenim njëri-tjetrit, sikur të shëronim një plagë, sikur të dëgjonim një hall, sikur të qanim një problem, çfarë mrekullie do të ishte në Tiranë!”

 

Me pas Veliaj zhvilloi nje ndeshje futbolli me fëmijët qe trajtohen ne nje nga qendrat sociale. Gjate tre viteve Bashkia ka hapur disa mensa sociale per te ofruar ushqim per njerëzit me ne nevoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *