Një sulm ajror izraelit që synonte një dhomë në Kompleksin Mjekësor Al Shifa, në qytetin e Gazës, vrau pesë persona.

Në Khan Younis, një mjek brenda Kompleksit Mjekësor Nasser, Ahmad Al Moghrabi, postoi një video në Instagram duke treguar një koleg të gjakosur për të cilin ai tha se ishte qëlluar nga një snajper ndërsa ishte brenda objektit shëndetësor.

“Snajperi qëlloi mikun tim infermier në gjoks. Ai është plagosur rëndë”, ka shkruar Moghrabi në Instagram.

Ashraf Al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të drejtuar nga Hamasi, tha se në kompleksin spitalor Nasser ka 300 persona të personelit mjekësor, 450 të lënduar dhe 10,000 të zhvendosur.

Ata janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe urisë, si dhe rreziqeve shëndetësore për shkak të akumulimit të mbetjeve mjekësore dhe jo mjekësore pasi forcat izraelite po pengojnë heqjen e tyre, shtoi ai./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *