Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhur në orët e fundit në vend.

Salianji thotë se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi. Sipas tij qeveria është dorëzuar dhe se reagon për turp duke dhunuar edhe gazetaren që raporton nga terreni.

‘Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetëm 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan! Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se çamçakëzi! Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe show-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.’- shkruan Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *