E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Në luftë me sëmundjen e rëndë për disa muaj me radhë/ Shuhet ish-abritri i njohur shqiptar

Futbolli shqiptar është në zi. Ish-arbitri i njohur shqiptar, Sazan Velçani u nda nga jeta.

Reklamë

Lajmin për vdekjen e tij konfirmoi djali i tij me anë të një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

“Me hidhërimin më të madh po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babit, njeriut më të shtrenjtë. Do na mungosh shumë dhe do të jesh gjithmonë në zemrat tona.”

Sazan Velçani kishte disa muaj që luftonte me një sëmundje të rëndë.

Madje për kurimin e tij u mblodhën edhe disa fonde për ta dërguar në Itali për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sazan Velçani vuante nga një sëmundje në gjak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë