Andrea Evangelista, balerini i njohur në Shqipëri falë spektaklit “Dancing With The Stars”, është bërë kryefjala e portaleve italiane dhe jo vetëm, prej romancës së re me ish-gruan e Raoul Bova-s, Chiara Giordano.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, ai tregoi lidhjen e tyre të dashurisë, në mënyrë transparente, nga fillimi i njohjes e deri në stadin ku gjenden tani.

“Ka qenë gjithmon një shoqëri e bukur mes nesh. Por në fund, pas izolimit, jemi kontaktuar pak më shpesh, dhe nga aty lindi kjo që kemi sot. Një marrëdhënie shumë e bukur.”– shprehu Evangelista i emocionuar.

Prej javësh dy të dashuruarit nuk po e shijojnë marrëdhënien e tyre privatisht. I pyetur nga moderatorja Evi Reçi, sa e ndërlikon prezenca mediatike jetën e tyre sentimentale, balerini i Rai 1 shprehu:

“Shiko, të të them të vërtetën. Nuk më ka bezdisur tepër në sensin që, kur gjërat bëhen në mënyrë transparente dhe pa asnjë problem, nuk shoh ku mund të ketë bezdi. Me të, cdo gjë ka qenë e qartë. Secili mendon për jetën respektive, por s’do të thotë që s’mund të shkojë drej një rruge të re dhe të përbashkët. Nuk mendoj se për të ka probleme, për këtë çështje jemi dakord.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *