Partia Demokratike denoncoi se në krye të IKMT-së Shkodër është emëruar Guri Seferi.

 

Ai, sipas demokratit Enkelejd Alibeaj, është një eksponent i Partisë Socialiste që ka lidhje të forta me krimin.

 

Alibeaj deklaroi në një dalje për mediat se ai e mori këtë post pasi u pengua emërimi i Serdar Hoxhës, një tjetër emër i sulmuar nga Partia Demokratike.

 

“Pak ditë më parë Partia Demokratike denoncoi zyrtarizimin e aleancës së Edi Ramës dhe Tom Doshit nëpërmjet emërimit të Serdar Hoxhës, kandidat për deputet të PSD, në krye të IKMT-së së Shkodrës. Përpjekja për të ndarë plackën e rrëmbyer në masakrën elektorale e 25 prillit midis Ramës dhe Doshit u ndal nga denoncimi ynë. Falë të cilit, Serdar Hoxha nuk arriti të kap pozicionin e rëndësishëm, nëpërmjet të cilit nuk do të bënte gjë tjetër vecse do të mbushte xhepat e padronëve të tij në kurriz të interesave të qytetarëve. Largimi i Serdar Hoxhës pa u futur në zyrë është një lajm i mirë për qytetarët, por lajmi i keq është komandimi në krye të IKMT-së Shkodër të Guri Seferit, një tjetër eksponent i Partisë Socialiste që ka lidhje të forta me krimin. Ai është në atë detyrë për shkak të lidhjes me trafikun e drogës. Jo më larg se korrikun e shkuar, djali i tij, Romi Seferi, është arrestuar për trafik droge.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *