Rajoni
Në Kosovë pritet të vijnë 7 mijë teste për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se 7 mijë teste të tjera për COVID-19 janë porositur me urgjencë dhe parashikohet të vijnë në fillim të javës.
Nga data 8 shkurt deri më 22 mars janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta me koronavirus.
Reklamë
Ministri Arben Vita lajmëroi gjatë një konference se më shumë teste do të vijojnë të kryhen.
Kosova shënoi viktimë e parë nga virusi të dielën. Ai ishte një 82-vjeçar nga Podujeva, ndërsa numri I të infektuarve ka shkuar në 33.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




