E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në Korenë e Jugut anija përplaset me cisternën, disa viktima e të plagosur

Të paktën 13 persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital, pasi një anije peshkimi u përplas me një cisternë prej 336 tonësh në brigjet e Koresë së Jugut.

 

Varka e peshkimit mbante 20 pasagjerë në bord gjatë momentit të përplasjes. Pamjet tregojnë se si anija është përmbysur, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për të gjetur trupat. Autoritetet kanë aktivizuar helikopterë e dhjetë anije në operacionin e kërkim-shpëtimit.

 

Mësohet se edhe kapiteni i anijes është në mesin e personave të zhdukur. Mediat vendase raportojnë se përplasja ndodhi nëntë minuta pasi anija e peshkimit u nis nga bregu, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar dhe as dëme serioze ne radhët e ekuipazhit qe ndodhej ne cisterne.

Vazhdo të lexosh

Reklamë