E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Politikë

“Në kohë rekord”/ Rama publikon videon e transformimit të spitalit COVID 4

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e të mërkurës duke publikuar një video të transformimit të spitalit COVID 4.

Ai theksoi se transformimi i godinës është realizuar në kohë rekord, teksa shtoi se kjo strukturë e re spitalore do të jetë gati në rast se vendit i dihet të përballet me një valë të dytë pandemie.

Të martën, kreu i qeverisë së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizituan ambientet, si dhe zhvilluan edhe një konferencë për mediat.

“MIRËMËNGJES, me transformimin në kohë rekord të një godine të braktisur në një strukturë të re spitalore, e cila do të jetë gati në rast të një përballjeje të re me Covid19.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë