Subscribe

Regjistrimi i fëmijës në shkollë që 5 vjeç nuk do të jetë i detyrueshëm, por do të jenë prindërit ata që do të vendosin.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u shpreh se ka pasur një keqinterpretim.

 

Ajo shtoi se ky ndryshim është menduar për shkak të zhvillimit të brezave, por edhe për faktin se një nxënës humbte vitin shkollor, ndonëse dinte të shkruante e të lexonte, vetëm sepse për pak ditë apo javë mbushte 6 vjeç.

 

 

EVIS KUSHI

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

 

“Nisur dhe nga arsimi parashkollor që gjithashtu është zhvilluar, sot ne kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor apo në nëntor, ndërkohë që ata kanë bërë klasën parashkollore, ndërkohë që ata janë shumë të zhvilluar ata dinë të lexojnë ata dinë të shkruajnë dhe prindërit e tyre po edhe ekspertët e gjykojnë humbje kohe dhe humbje të interesit të fëmijës nëse ne i lëmë edhe një vit tjetër për shkaqe që i pengon ligji. Atëherë, ne kemi menduar që të drejtën për të hyrë në klasë të parë në shtator ta kenë të gjithë ata fëmijë që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor të këtij viti kalendarik.”

 

Gjatë procesit të konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar Evis Kushi bëri me dije edhe ndryshime të tjera që po diskutohen me mësues, ekspertë, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi, që lidhen me problematikat e hasura vitet e fundit.

 

Propozimet e bëra në këtë projektligj synojnë: të implementojnë konceptin e shkollave të mesme të bashkuara; të sigurojnë edukimin dhe promovimin e talenteve në arsimin bazë, jo vetëm nga shkollat e drejtimit të orientuar, por edhe nga shkollat e tjera 9-vjeçare;  të sigurojmë të drejtën e nxënësve që të regjistrohen në klasë të parë edhe kur ata e mbushin moshën 6 vjeç pas fillimit të vitit shkollor, por deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik; të sigurojnë mbrojtje për nxënësit, duke ndaluar përfshirjen në sistemin arsimor të mësuesv  të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të mitur, apo institucionet arsimore, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

 

Procesi i konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar do të vijojë në ditët në vazhdim me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, Këshillin Kombëtar të Prindërve, Bashkitë, Parlamentin e Nxënësve e shoqërinë civile, për të marrë mendimin e çdo pale që të merren vendimet e duhura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.