Të gjithë fëmijët që do mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor 2023 do të kenë të drejtë të regjistrohen për në klasën e parë, bazuar në ndryshimet që u miratuan në Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

 

Këtë gjë e bëri të ditur ministrjae Arsimit Evis Kushi, e cila në një postim në rrjetin social shkruan se afati i regjistrimit do të jetë nga data 21 gusht deri në 1 shtator.

 

Ky afat shton Kushi, vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë.

 

“Me ndryshimet që miratuam  në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, edhe vogëlushët që mbushin 6 vjeç deri në datën 31 dhjetor do të kenë mundësi të regjistrohen në klasë të parë për vitin e ri shkollor 2023 – 2024.

 

Të gjithë prindërit që mendojnë se fëmijët e tyre, edhe pse ende nuk i kanë mbushur 6 vjeç e kanë tashmë zhvillimin dhe përgatitjen e duhur, si dhe kanë dëshirë t’i regjistrojnë ata në klasë të parë, janë të ftuar të aplikojnë në sistemin e-Albania nga data 21 gusht deri më 1 shtator.

 

Ky afat vlen edhe për të gjithë ata prindër që nuk kanë arritur dot të bëjnë gjatë fazës së parë regjistrimet për fëmijët e tyre në klasën e parë dhe të dhjetë”, shkruan Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *