Bota
Në Kinë regjistrohen 26 raste asimptomatikë

Ilustrim · Vizion Plus
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kinë janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus dhe 26 raste asimptomatikë.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, nga 22 rastet e reja, 21 janë të importuara ndërsa një është rast lokal.
Kurse totali i rasteve asimptomatikë në Kinë ka shkuar në 993, të cilët mbahen nën vëzhgimin e mjekëve.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kinë është 82.858, ndërsa ai i viktimave 4.633.




