E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në këtë vend më shumë njerëz vdiqën nga droga sesa nga COVID

Në San Francisco, vitin e kaluar humbën jetën 713 njerëz si pasojë e mbidozës së drogave, më shumë se dyfishi i 257 personave që vdiqën nga koronavirusi.

 

Shkalla e vdekjes nga mbidoza e San Franciscos ishte me e lartë kryesisht gjatë periudhës së pandemisë.

 

Në San Francisco, vdekjet nga mbidozat janë trefishuar më shumë që prej vitit 2017.

 

Për zyrtarët në San Francisco, kjo situatë është alarmante.

 

Një anëtar i Bordit të Mbikëqyrësit të qytetit që përfaqëson Tenderloin, një komunitet me të ardhura të ulëta, tha: “Mund të them me siguri se ajo që po bëjmë nuk po funksionon dhe se po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.”

Vazhdo të lexosh