Subscribe

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme per 15 dite ne Shkup dhe ne Tetove, ndërsa te hënën vendi do te mbaje dite zie kombëtare. Vendimi qeverise erdhi pas kërkesës se qendrës se menaxhimit te krizave e kryesuar nga zv/kryeministri njëherësh ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ata shqyrtuan planin e masave, veçanërisht në fshatrat Stajkovcë, Hasanbeg, Haracinë e Smilkovc, zonat më të goditura nga moti i keq, rrëshqitjet e tokës e përmbytjet. Pas takimit ai njoftoi per situatën e krizës ne te cilën ndodhet vendi. Autoritetet ne Shkup kanë angazhuar njësit speciale dhe shërbimet plotësuese të Tetovës, si dhe kanë angazhuar njësitë e zjarrfikësve, ndërmarrjes publike të ujësjellësit, ndihmës së shpejtë mjekësore dhe të Drejtorisë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, i ngritur për raste të tilla.
Të gjitha këto grupe në terren po përkojnë për persona që mund të kenë mbetur të bllokuara nga fshatrat e Shkupit dhe evakuimin e tyre. Ata kanë vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 195 për rastet emergjente duke i bërë thirrje qytetarëve të njoftojnë vendndodhjen e tyre. Por me gjithë masat e Shkupit zyrtar, banorët ankohen për reagim të vonshëm të grupeve evakuese. Ata kanë kaluar natën nën ujë, dhe janë përballur pa asnjë ndihmë me këtë katastrofë, që ka marrë jetë njerëzish dhe ka shkaktuar nje dëm financiar te pallogaritshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *