Subscribe

Armenta Gegaj është një 29-vjeçare qe e ka mbaruar Politeknikun. Por ndonëse e ka shkollën e lartë, diploma i ka mbetur në duar, pasi nuk ka gjetur dot punë. Në këto kushte ajo ka zgjedhur të provojë sërish shkollën, këtë herë në një profil profesional.

 

Pasioni per modën nuk ka ndaluar as Besian Bashllarin te ndjeke nje kurs rrobaqepësie, edhe pse siç thotë ai është paragjykuar jo pak here. Ndërsa Blerina Prendi, qe ndjek kurs per Kuzhiniere, thote se zgjedhja e këtij kursi, do e ndihmoje te dale me shpejt ne treg.

 

Drejtori i qendrës te arsimit profesional numer 4, Piro Jani, thotë qe profesionet me te kërkuara jane elektricist, kuzhinier, rrobaqepës, hidraulik dhe bojaxhi. Prej kohesh, qeveria ka vendosur prioritet orientimin e të rinjve drejt shkollave profesionale qe kanë edhe më shumë mundësi punësimi për shkak të mundësive që ofron tregu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *