Subscribe

Spitali rajonal i Gjirokatrës po përballet me fluks fëmijësh për shkak të virozave të stinës. Por situata bëhet me shqetësuese për faktin se në Tepelenë, Memaliaj dhe Permet mungojnë mjekët padiatër.

 

Mungesa e mjëkëve pediatër në qytetet e tepelenës, Memaliajt dhe Përmetit ka detyruar dhjetëra prindër ti drejtohen spitalit të rajonal Omer Nishani në Gjirokastër.

 

Vetem 24 orët e fundit të gjitha dhomat e pediatrisë në spital janë mbushur me fëmijë të preku nga virozat e stinës.

 

Përveç panikut te prindërve dhe mungeses se mjekëve familjet që vijnë nga larg duhet të  mendojnë edhe për kostot e rrugës. Familjarët pohojnë se spitali i Gjirokastres është zgjidhja e vetme për fëmijët .

 

Mungesa e mjëkëve specialist është problem per pjesën më të madhe të spitaleve rajonalë.Mgjithe nderhyrjet e ministrise se shendetsise duket se situata nuk ka marre zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *