Subscribe

GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë. Kjo është e disata herë që GJKKO hedh poshtë kërkesën e Berishës dhe të Malltezit.

Sot ekipi i tij i mbrojtësve iu drejtua Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë për heqjen e masës së arrestit në shtëpi por që u rrëzua nga gjyqtarja  Irena Gjoka. Sipas avokatit Genc Gjokutaj rrëzimet e njëpasnjëshme të kërkesave janë të qëllimshme për t’i djegur Berishës mandatin e deputetit.

“Gjatë gjithë këtyre muajve hetim, nuk ka asnjë provë të re. Megjithë këtë merr një vendim për zgjatjen e afatit të hetimit. Ata s’kanë më pse e ndjekin hetimin nga arresti, sepse s’ka asnjë kriter që duhet të jetë në arrest. Qëllimi i kësaj sage arrestesh dhe rrëzim kërkesash është djegia e mandateve. Ne po vazhdojmë luftën pasi që një person në arrest shtëpie të jetë më i kufizuar se një që është në arrest me burg, kjo është e papranueshme”, tha Gjokutaj.

Edhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, gjykata e la sërish ne masen e arrestit shtepiak.

Ndërkohe nesër Berisha do të njihet edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë, pas rekursit të bërë prej tij për ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Kujtojmë se Berisha dhe Malltezi ndodhen në masën arrest në shtëpi, lidhur me aferëne e ish-kompleksit Partizani. Ish- Kryeministri Berisha  dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin e tij në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore përgjatë mandatit të parë të qeverisjes Berisha.

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ndërsa dhëndri i tij, Malltezi u arrestua në 21 tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *