Një shtetas egjiptian preh 16 orësh ka mbajtur peng një anije me dy marinarë shqiptarë në bord. Policia e Durrësit ka konfirmuar pengmarrjen e anijes “Çelepia 2” nga marinari egjiptian. Ai kërkon 70 mijë euro, në të kundërt kërcënon se do të fundosë anijen së bashku me 2 shqiptarët. Burime zyrtare nga policia thonë se Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombësin e tij, i cili punon në portin detar Durrës, duke i thënë se peshkarexha ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. Kanë qenë familjarët ata që dhanë alarmin për zhdukjen e peshkatarëve. Më herët në portin e Durrësit u raportua edhe për një anije tjetër qe kishte humbur kontaktin, e cila u lokalizua në ujërat e Bunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *