E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në kërkim prej dy vitesh për trafik droge, arrestohet 24-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 24-vjeçar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Reklamë

Në pranga përfundoi Martin Stenaj, banues në Torovicë, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se do të vijojë puna për zbatimin e planit të masave për evidentimin e goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe personave në kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë