E premte, 2 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në kërkim prej 12 vitesh, armenit i venë prangat sapo shkel në tokën shqiptare

Një shtetas armen i shpallur në kërkim është arrestuar teksa tentonte të hynte në vendin tonë. Ai ishte në kërkim  nga autoritetet ruse, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 61-vjeçari armen.

Si rezultat i kontrolleve dhe intervistimeve të detajuara në hyrje/dalje dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, shërbimet e Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kapur dhe vënë në pranga, në hyrje të vendit, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Reklamë

-K. Sh., 61 vjeç, me shtetësi armene dhe me vendbanim në Greqi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Rusi. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë