E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Anglia shqiptari

Një 47-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

 

Defrim Iseberi është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Në tetor të vitit 1997, Iseberi ka qëlluar me armë zjarri D. M., i cili, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë