Subscribe

Një 26-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje.

 

Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se shtetasi me inicialet H. Gj., 26 vjeç është vënë në pranga në Aeroportin “Nënë Tereza” ,i ishte shpallur në kërkim për “Vrasje nga pakujdesia” pasi më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46, ku ky i fundit është dërguar në spital por si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

 

“Si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për “Vrasje nga pakujdesia”.

 

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:

 

– H. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

 

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *