E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në kërkim për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një 39-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

 

39-vjeçari I ekstraduar është Ylli Zela lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë. Zela u arrestua nga autoritetet gjermane në Duesseldorf pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana.

 

Reklamë

Zela ishte shapllur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

 

Ngjarja ka ndodhur tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, ku ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

Vazhdo të lexosh

Reklamë