Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar sot në Elbasan.

Bëhet fjalë për shtetasin Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan. 51-vjeçar rezulton i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *