Periudha e arratisjes së një të riu 28-vjeçari shqiptar, i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, ka përfunduar në Rimini, ku u arrestua nga efektivët e policisë gjatë një kontrolli rutinë në zonë.

Oficerët, të angazhuar në vëzhgimin e zonës së Miramares, kanë hasur në një grup të huajsh dhe kanë vendosur të vazhdojnë me identifikimin. Gjatë kontrollit të dokumenteve, emri i të riut tërhoqi vëmendjen e punonjësve të policisë: hetimet e thelluara të kryera nga policët duke u konsultuar me bazën e të dhënave nxorën në dritë një urdhër arresti në burg të lëshuar nga gjykata e Alessandria.

I drejtuar në zyrat në Piazzale Bornaçini, rezultoi se i riu shqiptar ishte në kërkim për një episod të ndodhur shtatorin e kaluar, kur gjatë një debati në një pikë bastesh në Acqui Terme, dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur të njohurin e tij.

]Pas formaliteteve rituale, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti”, në dispozicion të organeve të drejtësisë. Pas sulmit që ndodhi në Piemonte, i dyshuari në njëfarë mënyre kishte arritur të largohej nga Rajoni, duke humbur gjurmët e tij për një kohë. Ai kishte arritur të gjente strehë në Riviera, megjithëse nuk është e qartë nëse sapo mbërriti në Rimini kishte gjetur mikpritje me ndonjë mik, anëtar të familjes apo të njohur. Hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *