E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në kërkim për dhunë në familje, arrestohet mirditori

Strukturat e Komisiariatit të Policisë Mirditë kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim.

 

Shtetasi i ndaluar është M.P., 40 vjeç, banues në Mirditë.

 

Arrestimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e uniformave blu . Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendim në maj 2019, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë