E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në kërkim nga Interpol, kapet 45 vjeçari në Fier

Një  45 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është vënë në prangat e policisë së Fierit.

 

“Dërmënas” ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e F. G., 45 vjeç, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg nën akuzën si person i përfshirë në trafik droge.

 

Reklamë

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

 

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë