E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e prostitucion në Itali/ Arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimi, drejt Italisë.

 

Ermal Gjoka, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Vazhdo të lexosh