Flamur Balla, tifozi i zjarrtë shqiptarë ishte i ftuar në një lidhje skype në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin.

Historia e Ballës emocionoi jo pak publikun, kjo pasi ai ndodhet në karrige me rrota, por kjo nuk e pengoi t’i bashkohej tifozëve shqiptarë që “pushtuan” Dortmundin.

Flamur Balla tregoi se si e pritën kuqezinjtë në Gjermani, si dhe gjithashtu rrëfeu se është një nga ndjekësit më të rregullt të Kombëtares.

I pyetur nga moderatorja, Brikena Prifti se sa e lehtë ishte për të, të ndiqte ndeshjet në stadium, Balla tha se në stadiumin e Gjermanisë ishin marrë të gjitha masat edhe për personat me aftësi ndryshe, çka e ndihmnonte atë më shumë për të ndjekur ndeshjen pa patur vështirësi.

“Sapo shkova grupi më mbështeti, më rrethuan dhe filluan të këndonin. Jam ndjekës i rregullt i Kombëtares. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme.

Udhëtimi për në Gjermani ka nisur disa ditë më parë. Kemi ndaluar në disa vende me dy vëllezërit dhe këtu më priste motra me bashkëshortin e saj. Kam takuar njerëz të njohur më shumë se në Durrës, aty ku jetoj.

Në ndeshjen me Spanjën nuk do të jem, por me Kroacinë po. Uroj të jetë një fitore me Kroacinë. Bashkëshorti i motrës sime është Italian dhe ishte me skuadrën e Italisë. Ai tha se Italia do humbi sa të hyjë në fushë dhe ashtu ndodhi. Një lumturi e paparë.  Kam një shpresë me Kroacinë.

Të gjitha ndeshjet i kam ndjekur, edhe para se të hynim në europian. Në ndeshjet në Shqipëri kam pasur problem, hyrja jonë është e vështirë. Në Dortmund të priste një person kastile për njerëzit me aftësi ndryshe, tualetet ishin të përshtatshme, nuk kishte incidente”, tha Flamur Balla. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *