Stafi shëndetësor i Spitalit Infektiv shfaqen opitimist dhe të bindur se të gjithë do dalin shëndoshë e mirë nga ky mision.

 

Pavarësisht se ata dhe familjet e tyre janë më të rrezikuarit, mjekë, infermierë dhe sanitarë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur kontaktet dhe për të ulur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

 

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te godina e spitali Infektiv, të kthyer në karantinë tashmë. Jemi ne infermierët, mjekët, sanitaret, ato qe kemi qenë gjithmonë në shërbimin tuaj, veçse tani ka ndryshuar uniforma jonë. Por ne jemi sërish të njëjtët, veçse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni. Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është edhe familja jonë, ndaj ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesni si ia dalim. Se ne të gjithë bashkë ia dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shëndoshë e mirë nga ky mision. Me mbështetjen e madhe të shefes sonë prof.Najada Çomo do ia dalim, jam e bindur për këtë. Ju lutem qëndroni në shtëpi! Ama ne nuk mundemi! Lutem për stafin tim, për klinikën e oarë të spitralit të Infektivit!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *