E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Në Itali bien të infektuarit, por shtohen viktimat

Këtë të hënë në Itali u raportua për më pak raste të reja, krahasuar me të dielën, por më shumë viktima. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit u regjistruan 22.253 të infektuar, ndërsa të dielën ishin 29.907 raste pozitive.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, 233 pacientë ndërruan jetë, nga 208 që ishin një ditë më parë. Totali i viktimave në Itali deri tani është 39.059. Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve vazhdon të jetë Lombardia, 5.278 të infektuar sot.

 

2,022 pacientë janë të shtruar në spital në kujdesin intensive.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë