Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi i tyre...

Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i Mbrojtjes kërkon...

Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht do të...

“Mos më thuaj mua e dashur”, Vokshi përplaset me...

Britania ul çmimin e biletës së autobusit, qeveria prezanton...

Begaj pret Ambasadoren e Bregut të Fildishtë, synohet forcimi...

“Ligji themeltar”, Gogu për Kodin e Ri Penal: Do...

Skena horror në Indi, leopardi futet në dyqan dhe...

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron goditje ndaj...

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Në hetim disamujor/ Arrestohen dy punonjësit e Agjencisë së Barnave, merrnin ryshfete nga farmacitë

27 Janar 12:46

Policia e Tiranës ka arrestuar dy punonjës të Agjencisë së barnave dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për shpërdori m detyrë.

 

 

Në pranga ka rënë përgjegjësja e Agjencisë së barnave, B. Xh., 38 vjeçe dhe L. Ç., 35 vjeç me detyrë specialist në këtë institucion.

 

 

Gjithashtu, në kërkim është shpallur edhe specialisti tjetër, A. L., 28 vjeç.

 

 

Të tre këta persona, ushtronin kontrolle në subjekte të ndryshme farmaceutike dhe duke shpërdoruar detyrën, merrnin shuma parash, për të mos raportuar shkeljet ligjore që kryheshin nga këto subjekte.

 

 

Tiranë

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Farmacisti”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Shpërdoruan detyrën dhe morën para, për të mos raportuar shkeljet që kryheshin nga subjektet farmaceutike ku ata ushtronin kontroll, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Të arrestuarit, përgjegjësja dhe specialisti i Agjencisë së Barnave, ndërsa i shpalluri në kërkim, një tjetër specialist i kësaj agjencie.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Farmacisti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

– B. Xh., 38 vjeçe, banuese  në Tiranë, përgjegjëse e Agjencisë së Barnave;

– L. Ç., 35 vjeç, banues në Tiranë, specialist i Agjencisë së Barnave.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore-procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi A. L., 28 vjeç, specialist i Agjencisë së Barnave.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Farmacisti”, ka rezultuar se këta shtetas, në cilësinë e punonjësve të Agjencisë së Barnave, ushtronin kontrolle në subjekte të ndryshme farmaceutike dhe duke shpërdoruar detyrën, merrnin shuma parash, për të mos raportuar shkeljet ligjore që kryheshin nga këto subjekte.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. L., si dhe për evidentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
agjencia e barnave arrest hetim ne kerkim policia

Nga e njëjta kategori

Policia Rrugore në aksion, mbi 4 mijë gjoba në 24 orë dhe 8 arrestime për shkelje të rënda

më shumë...

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton familjen me 3 fëmijë pranë Jalës

më shumë...

“Mbështetje financiare për policët e plagosur”, Lamallari: Banesa falas për familjet e efektivëve që humbin jetën

më shumë...

Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht do të dërgojmë oficerë shtabi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:22

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi...

2:19

Policia Rrugore në aksion, mbi 4 mijë...

2:11

Lufta kushtoi 37.5 miliardë dollarë, sekretari i...

1:54

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

1:50

“Mbështetje financiare për policët e plagosur”, Lamallari:...

1:41

Trupa shqiptare në Gaza? Ministri Nufi: Fillimisht...

1:39

Dhunoi vjehrrin, arrestohet 34-vjeçarja, fëmija 1-vjeçar dërgohet...

1:29

Peshkatari gjendet i pajetë pranë ishujve të...

1:13

Punësuan në shkelje të ligjit Muçi Shaljanin...

1:06

Humb jetën në një aksident automobilistik aktorja...

1:02

“Mos më thuaj mua e dashur”, Vokshi...

1:00

Zjarr masiv në fushën e mbetjeve, djegia...

12:25

Përplasje te “Zgjedhorja”, PD kërkon Hitën të...

12:22

EMRI/ Kapet në Angli i dënuari me...

12:16

Banorët protestë kundër “Bankers”, kërkojnë qiranë vjetore...

12:07

Britania ul çmimin e biletës së autobusit,...

11:59

Begaj pret Ambasadoren e Bregut të Fildishtë,...

11:58

Operacion antidrogë në Krujë, arrestohen në flagrancë...

11:45

“Ligji themeltar”, Gogu për Kodin e Ri...

11:41

Kontroll në burgun e Drenovës, Laert Haxhiut...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo ol...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë gjatë...
  • “Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën thirrje prok...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.