E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Në gjurmët e Çesk Zadesë

Për të, Çesk Zadeja ka qenë një baba i dytë, babai artistik. E pikërisht në kujtim të tij ka udhëtuar këtë javë nga Gjermania. Dhurata Lazo, pianistja që eci në gjurmët e tij luan sot krijimin e tij të fundit, atë që u shkrua posaçërisht për të.

 

Në çdo koncert apo album të regjistruar ajo ka gjithnjë një melodi shqiptare e më së shumti një krijim të Çesk Zadesë.

 

Reklamë

Për Dhuratën, koncerti që do ta ngjisë në skenë është një emocion i dyfishtë, pasi jo vetëm që luan një krijim të shkruar për të por, edhe sepse luan në piano, në skenën ku u diplomua shumë vite më parë.

 

 

Më shumë video

Reklamë