E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në gjendje të dehur dhe transportonte lëndë drusore, arrestohet i riu në Pogradec

Një 32-vjeçar nga fshati Vërdovë ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës për sasinë e lëndës drusore të ngarkuar në mjetin e tij.

Në afërsi të fshatit Pleshisht, shërbimet e policisë ndaluan për verifikim dhe kontroll mjetin tip kamion “Benz” të ngarkuar me 20 m³ lëndë drusore, me drejtues shtetasin E. Sh., 32 vjeç.

Përveç mungesës së dokumentacionit, i arrestuari rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, pas kryerjes së test alkoolit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë