Sikundër ishte paralajmëruar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka filluar me shpërndarjen e peticioneve në qytete për rindërtimin e godinës së Teatrit.

Në Durrës janë mbledhur dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar nismës së Aleancës, ndërsa kanë firmosur peticionin ku kërkohet ndërtimi i Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend.

Ndërkohë, është njoftuar sërish një protestë këtë të premte në orën 19:30, ku është paralajmëruar se nuk do të lejohet filimi i punimeve.

Po ashtu, Aleanca ka kujtuar kërkesën që drejtësia të nisë hetimet për shembjen e Teatrit më 17 maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *