Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi para mediave se opozita do të paraqesë planin e saj për daljen nga kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin.

Lideri demokrat theksoi se fokusi i PD do të jetë tek zgjidhja e krizës dhe ndërtimi i një ekonomie të fortë, ndërsa shprehet se në zgjedhjet e ardhshme, opozita do të dalë fitimtare.

 “Sfida më e madhe e çdo familje është kriza ekonomike. Kjo sfidë nuk mund të zgjidhet nga ata që shkaktuan këtë krizë ekonomike, duke zhvatur dhe taksuar Shqipërinë në këto 7 vite.  Ndaj e gjithë vëmendja jonë, e gjithë fokusi ynë, përqëndrimi është tek e ardhmja. Është e tek një ekonomi e fortë dhe një Shqipëri e fortë. Ndaj Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike, ta konsultojnë atë kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët. Do i kthejmë qeverisjen vendit dhe do të ringremë ekonimine. Ne nuk do të humbasim asnjë sekondë me kurthet dhe gropat e një qeverie të dështuar. Por do të fokusohemi tek kriza, do ju tregojmë shqiptarëve paketën tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *