Subscribe

Dhjetëra banorë të komunitetit rom dhe atij egjiptian në Durrës protestuan këtë të enjte pasi nuk kanë asnjë mundësi mbijetese në këto ditë izolimi.

 

Banorët akuzojnë autoritetet vendore se i kanë lënë në harresë duke ua vështirësuar akoma më shumë jetesën.

 

E vetmja ndihmë për ta ka qenë ajo e disa bizneseve që prej pesë ditësh u kanë shpërndarë bukë falas.

 

 

Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet bashkiake bëjnë të ditur se janë shpërndarë ndihma për banorët.

 

Por teksa shumë banorë vuajnë gjatë këtyre ditëve, të shumtë janë dhe ata që janë ende të pandërgjegjësuar mbi rrezikun e Covid-19.

 

Në qytetin e Korçës, dhe pse janë konstatuar 11 raste pozitiv me koronavirus, të shumta ishin grumbullimet e qytetarëve pranë sporteleve të postës dhe ujësjellës kanalizimeve.

 

U desh ndërhyrja e uniformave blu që njerëzit të mbanin radhë me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

 

Radhë të gjata dhe grumbullime masive u shënuan edhe pranë filialeve të bankave dhe marketeve në qytetin e Beratit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *