Subscribe

Juglindja prej 2 ditësh është përfshirë nga rreshjet e dëborës cka ka sjellë probleme në disa zona. Si pasojē e rreshjeve të shumta në segmentin e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar deri ne 70 cm debore ku pavarësisht punës dhe mirëmbajtjes së rrugës, mjetet e vogla gjate paradites duhet te jene te pajisura me zinxhire ndersa Voskopoja dhe Qafa e Qarrit nuk kane probleme me kalueshmërinë e mjeteve pasi dëbora varion nga 5 deri ne 15 cm.
Probleme me enegjinë elektrike vijon të ketë në territorin e Bashkisë Maliq pasi rreshjet janë shoqëruar edhe me erë të fortë.
Mungesë të energjisw ka në Gorë, Moglicë, Kolanec, Zboqëri ndërsa mësohet se grupet e punës ndodhen nw terren për tw rikthyer energjinë.
Ndërkohë në Pogradec prej 48 orësh pa energji dy njësi administrative Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht. Oshee thotë se është duke punuar por në asnjë nga tre njësitë energjia nuk është kthyer deri më tani.
Ka pasur edhe rrëshqitje dherash në fshatin Zall Torrë dhe po merren masa për hapjen e rrugës.
Akset nacionale aktualisht janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme me përjashtim të disa rrugëve dytësore rurale në të cilat mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë.
Këshillohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *