Një hulumtim i ri ka treguar se femrat e përjetojnë më shumë seksin kur kanë 28 vjec, ndërsa meshkujt pesë vite më vonë – ata duhet ta presin moshën 33 vjeçare për ta arritur kulmin seksual.

 

Megjithatë, është treguar se të dyja gjinitë janë më aktive seksualisht më herët – femrat në moshë 25 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshë 29 vjeçare.

 

Rezultatet e këtij hulumtimi janë në kundërshtim të plotë me studimet e deritanishme, sipas të cilave, meshkujt e arrijnë majën seksuale në moshën 18 vjeçare, ndërsa femrat në atë 30 vjeçare.

 

I njëjti studim ka treguar se meshkujt e humbin virgjërinë zakonisht në moshë 18 vjeçare, ndërsa femrat një vit më herët, – shkruan Telegraf.

 

“Sikurse shumë gjëra të tjera edhe seksi bëhet më i mirë sa më shumë që e praktikoni, prandaj nuk është befasi që meshkujt kënaqen më shumë në seks në moshën 33 vjeçare”, thotë ekspertja për lidhjet dhe seksin, Tracey Cox, ndërsa transmeton Daily Mail.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *