E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Në cilat zona do të kryhet votimi elektronik në 25 prill? Përgjigjet Celibashi

Gjatë zgjedhjeve të 25 prillit do të pilotohet edhe votimi elektronik.

 

Për zonat se ku do të ndodhë kjo, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mendim edhe nga partitë politike.

 

Reklamë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha gjatë intervistës në “Quo Vadis” se ky projekt do të kushtojë 10 milionë euro.

 

“Në vend të fletës së votimit, qytetari nuk do të marrë fletë votimi letër, por do të paraqitet para një ekrani që është me prekje dhe aty në mënyrë elektronik është e shfaqur përmbajtja e fletës së votimit. Ti bën zgjedhjen tënde duke shtypur ekranin. Akoma nuk janë të përcaktuara zonat ku do të pilotohet votimi elektronik. Unë sot u kam nisur një letër partive politike ku ju kërkoj një opinion për zonat që i konsiderojnë më të përshtatshme për projektin pilot. Shpresojmë që të kenë një konsesus për këtë, përndryshe, vendimin e merr KQZ. Edhe për këtë KQZ ka bërë një vlerësim të kostove që shkon tek 10 milionë euro.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë