E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në burg për pengmarrje dhe plagosje/ 46-vjeçari gjendet i vetëvarur në qeli

Një 46-vjeçar është gjetur i varur në qelinë e tij në burgun e Peqinit.

 

Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Pukameka i cili u konstatua i vetëvarur ne orën 14:40 në ambientet e burgut të Peqinit.

 

Pukameka ishte arrestuar në 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë” pasi dyshohej se plagosi një person me thikë, grabiti një karburant dhe mori peng një taksist.

Vazhdo të lexosh

Reklamë