Gjykata e Lartë ka rrëzur sërish rekursin e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

 

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës për të dytën kërkoi nga kjo shkallë masë më të butë sigurie se arresti me burg.

 

Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshi u shqyrtua në dhomë këshillimi. Më herët Belerit i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *