E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 14 minuta më parë
Kronikë

Në atentatin mafioz ndaj Preng Gjinit mbetet i plagosur edhe një i mitur

Nga atentati me minë të telekomanduar në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet, mbeti i plagosur edhe një i mitur. Ai është dërguar nga familjarët e tij në spitalin e “Traumës” dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pak më parë, u raportua se nga ky atentat u plagos edhe një shtetas italian, i cili ishte kalimar në çastin kur ndodhi shpërthimi.

Sa i përket shënjestrës së këtij atentatit, Preng Gjini, gjendja e tij shëndetesore paraqitet e rënduar.

Ai është vëllai i Tonin Gjinit, që u ekzekutua në mes të Rrëshenit në sy të fëmijëve të tij. Policia ka të dhëna se në zanafillë të konfliktit mes dy familjeve qëndrojnë pazaret e prishura të drogës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë