Policia e shtetit vijon kontrollet për atentatorët e dyshuar ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje ku humbi jetën fatkeqësisht edhe shoferi Andi Maloku.

Pas Lushnjes, Durresit dhe Fushë Krujës forcat speciale kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë kontrolluar disa banesa të personave të skeduar si kontingjent kriminal të cilët mund të jenë të përfshirë ose kanë dijeni për atentatin.

8 ditë nga ngjarja i arrestuar i vetëm vijon të jetë Redjan Rrahja i cili u la në burg nga krimet e rënda ndërkohë që janë administruar dëshmitë e disa personave.

Hetuesit dyshojne se në atentat morën pjesë të paktën 5 persona me role të ndryshme ndërkohë që në sitë në laboratorin shkencor po kalojnë të gjitha provat që u gjetën në automjetin e braktisur të autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *